How healthy living nearly killed me | AJ Jacobs



Translator: Dita Bytyci
Reviewer: Helena Bedalli Kam kaluar dekadën e fundit duke e nënshtruar veten ndaj dhimbjes dhe poshtërimit, me shpresë se ishte për një arsye të mirë, që ishte vetë-përmirësimi. Dhe e kam bërë këtë në tri pjesë. Pra, së pari fillova me mendjen. Dhe vendosa të bëhesha më i ditur duke lexuar gjithë Enciklopedinë Britannica prej A në Z – ose më saktë prej “a-ak” deri tek "Zywiec". Dhe ja një imazh i vogël për këtë. Ky ka qenë një vit i mrekullueshëm. Ka qenë me të vërtetë një udhëtim interesant. Ishte e dhimbshme ndonjëherë, sidomos për njerzit rreth meje. Gruaja ime filloi të me gjobiste me një dollar për secilin fakt të parëndësishëm që e përmendja gjatë bisedës. Pra, kjo kishte dobësitë e saj. Por pas kësaj, vendosa të punoja në spiritualitet. Siç e kam përmendur vitin e kaluar, unë jam rritur pa religjion. Unë jam hebre, por unë jam hebre në të njëjtën mënyrë si Olive Garden është restorant italian. (Të qeshura) Në të vërtetë jo. Por unë vendosa të mësoja rreth Biblës dhe prejardhjes time duke u zhytyr në të dhe duke u përpjekur të jetoja sipas saj. Kështu vendosa të ndiqja të gjitha rregullat e Biblës. Dhe nga Dhjetë Urdhërimet deri tek rritja e mjekrës sime – sepse Levitiku thotë se nuk duhet të rruhesh. Pra, kjo është se si dukesha nga fundi. Faleminderit për këtë reagim. (Të qeshura) Dukesha pak si Moisiu, apo Ted Kaczynski. Dukesha si të dy. Dhe ja si më dukej mjekra. Dhe ja edhe delja. Tani pjesa e fundit e trilogjisë ishte të përqëndrohesha tek trup dhe të përpiqesha të isha personi më i shëndetshëm që mund të isha, personi më i shëndetshëm që jetonte. Pra, kjo ishte është ajo që kam qenë duke bërë dy vitet e fundit. Dhe sapo përfundova disa muaj më parë. Dhe më duhet të them, faleminderit Zot. Sepse jetesa e shëndetshme po më mbyste. (Të qeshura) Ishte aq dërrmuese, sepse gjithë ato gjëra që duhet të bësh është e pabesueshme. Po dëgjoja të gjithë ekspertët dhe flisja me me një lloj bordi të këshilltarëve mjekësorë. Ata më thoshin për të gjitha që duhej të bëja. Duhej të ushqehesha mirë, të ushtroja, të meditoja, të luaja me kafshë shtëpiake, sepse kjo ul presionin e gjakut. Kam shkruar një libër në makinën e vrapimit, dhe m'u deshën mijëra kilomentra ta përfundoja. Më duhej ta aplikoja kremin kundër diellit. Kjo nuk ishte një arritje e vogël, sepse nëse dëgjoni dermatologjistët, ata thonë se duhet të vësh aq krem sa të mbushësh një gotë të vogël. Dhe duhet ta riaplikosh çdo 2-4 orë. Kështu mendoj se gjysma e parë e avansit të librit tim shkoi në këtë krem. Dukesha si brum buke i i shëndritshëm pjesën më të madhe të vitit. Pastaj ishte larja e duarve. Duhej ta bëja si duhet. Dhe imunologjisti im më tha se duhej të pastroja të gjitha telekomandat dhe iPhone-ët në shtëpinë time, sepse ato janë orgji të mikrobeve. Kjo mori aq shumë kohë. Po ashtu u përpoqa të isha personi më i sigurtë që mund të isha sepse kjo është pjesë e shëndetit. U frymëzova nga Këshilli Danez për Siguri. Ata filluan një fushatë që thoshte, "Një helmetë për ecje është një helmetë e mirë." Kështu ata besojnë se nuk duhet të mbani helmetën vetëm në biçikletë, por edhe duke ecur. Dhe këtu mund t’i shihni ata tek bëjnë pazar me helmetat e tyre. (Të qeshura) E pra, e kam provuar edhe unë. Tani, kjo është pak ekstreme, e pranoj. Por nëse mendoni për këtë, kjo është në të vërtetë – autori i "Freakonomics" ka shkruar në lidhje me këtë – që më shumë njerëz vdesin duke ecur të dehur sesa duke i dhënë makinës të dehur. Pra, diçka për të menduar sonte në qoftë se keni pirë. Kështu i dhashë fund, dhe kjo ishte disi një sukses. Të gjithë indikatorët shkuan në drejtimin e duhur. Kolesteroli im ra, humba peshë, gruaja ime ndaloi të më thoshte se dukesha shtatzënë. Pra kjo ishte mirë. Dhe kjo ishte në përgjithësi e suksesshme. Por, po ashtu mësova se isha shumë i shëndetshëm, dhe kjo nuk ishte e shëndetshme. Aq shumë isha përqëndruar të bëja gjithë këto gjëra saqë po neglizhoja miqtë e mi dhe familjen. Dhe siç mund t’ju tregojë Dan Buettner, të kesh një rreth të fortë shoqëror është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Kështu i dhashë fund. Dhe pastaj isha aq i entuziazmuar në javën pasi projekti përfundoi. Kalova në anën e errët, dhe po kënaqesha. Ishte sikur diçka nga Caligula. (Të qeshura) Por pa pjesën e seksit. Sepse kam tre fëmijë, kështu që ajo nuk po ndodhte. Por po haja dhe po pija sa doja. Dhe më në fund jam stabilizuar. Dhe tani i jam kthyer adoptimit të shumë – jo të gjitha; nuk e vesh helmetën më – por shumë prej sjelljeve të shëndetshme që kisha adoptuar gjatë vitit tim. Ka qenë me të vërtetë një projekt që më ka ndryshuar jetën. Dhe unë, sigurisht, nuk kanë kohë t’ju tregoj për të gjitha këto. Mirëpo, më lejoni t’ju them shpejt dy gjëra. E para është – dhe kjo ishte befasuese për mua, nuk prisja të dilte kjo — por tani jetoj një jetë shumë më të qetë tani. Sepse ne jetojmë në një botë aq të zhurmshme. Ka trena dhe avionë dhe makina dhe Bill O'Reilly, ai është shumë i zhurmshëm. (Të qeshura) Dhe ky është një rrezik vërtetë i nënvlerësuar për shëndetin — jo vetëm për shkak se dëmton dëgjimin tonë, të cilin padyshim që e bën, por në fakt nis reagimin sulm-apo-ikje. Një zhurmë me zë të lartë ngjallë reagimin sulm-apo-ikje. Dhe kjo, me kalimin e viteve, mund të shkaktojë dëme të vërteta, dëme kardiovaskulare. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një studim të madh që ka botuar këtë vit. Dhe kjo ishte bërë në Evropë. Ata kishin vlerësuar se 1,6 milion vite jetese të shëndetshme janë të humbura çdo vit në Europë për shkak të zhurmës. Kështu ata mendojnë se kjo është në fakt shumë vdekjeprurëse. Dhe po ashtu, është gjithashtu e tmerrshme për trurin. Me të vërtetë e dëmton perceptimin e trurit. Dhe etërit tanë themelues e dinin këtë. Kur ata shkruan Kushtetutën, ata hodhën dhe mbi gjithë kalldrëmin jashtë sallës në mënyrë që të mund të koncentroheshin. Pra, pa teknologjinë e reduktimit të zhurmës, vendi ynë nuk do të ekzistonte. Pra, si një patriot, ndjeva se ishte e rëndësishme – unë përdor të gjitha kufjet e duhura, dhe kjo me të vërtetë ka përmirësuar jetën time në mënyrë befasuese dhe të papritur. Dhe gjëja e dytë që dua të them, gjëja e fundit, është se – dhe kjo në fakt ka qenë temë e TEDMED – që gëzimi është aq i rëndësishëm për shëndetin tuaj, që shumë pak nga këto sjellje do të mbeten me mua përveç nëse kanë ndjesi kënaqësie dhe gëzimi në to. Dhe vetëm t’ju jap një shembull për këtë: ushqimi. Industria e ushqimit të pashëndetshëm bën punë shumë të mirë në shtypjen e butonave tonë të kënaqësisë dhe kupton se çfarë sjell më së shumti kënaqësi. Por unë mendoj se ne mund të përdorin teknikat e tyre dhe t'i zbatojmë ato në ushqimin e shëndetshëm. T’u jap vetëm një shembull, ne adhurojmë ndjesinë e kërcitjes së ushqimit në gojë. Dhe kështu unë jam përpjekur të përfshijë kërcitjen në shumë prej recetave të mia – hidhja disa fara luledielli. Dhe pothuajse mund ta mashtrosh veten duke menduar se po je duke ngrënë Doritos. (Të qeshura) Dhe kjo më ka bërë një person më të shëndetshëm. Pra kjo është ajo. Libri për këtë del në Prill. Quhet "Vdis i shëndetshëm." Dhe shpresoj se nuk do të vdes gjatë turneut të librit. Kjo është shpresa ime më e madhe. Faleminderit shumë, (Duartrokitje)

31 comments

  1. Great talk! But the danish 'walking helmet' campaign was a joke. It was just a reaction to politicians wanting to make it illegal to ride a bike without a helmet.

  2. Excellent video on being a critical thinker . Sunscreen causes cancer. Delivers this with great humor. Love this. Helmets and walking. Hilarious. He could do a stand up comedy routine with this. Very creative guy.

  3. Work on experience and resolve the worst issues from knowing the reason is the truth finished.

  4. I just finished Drop Dead Healthy and it was very good… I compare it to Paul Reiser’s books, which I LOVE. I recommend this book.

  5. Would have been a more effective talk without the blatant advert at the end. That slide could have been introduced when he mentioned he wrote a book, right after the slide of him on a treadmill.

  6. This is in my top 10 worst TED talks, and as a promotional tool for his book, it definitely didnt work.

  7. Misleading title. He doesn't provide any information about how healthy living nearly killed him. Nothing about choking on a carrot or having a stroke when overdoing it on a rowing machine. Just a rather tame story about how he took healthy living too far for a bit, then a book promotion.

  8. I wear an expedition down coat so if I pass out in the cold when walking drunk I'll at least survive a few hours.

  9. I think the daned are crazy (they have a crazy language) as a swede. But I am sure that its ironi.. they just want people to wear helmets while biking!

Leave a Reply

(*) Required, Your email will not be published