What really happens when you mix medications? | Russ Altman



Translator: Anisa Fezga
Reviewer: Helena Bedalli Shkojmë tek doktori dhe bëjmë disa analiza. Nga analizat doktori përcakton që
kemi kolesterolin e lartë dhe që kemi nevojë per ilaçe per trajtim. Atëherë ju filloni kurën. Keni shpresa doktori juaj ka besim
që ilaçet do funksionojnë. Farmakologjistët që e shpikën kërkuan
aprovimin e agjensisë amerikane FDA. Ata e kanë studjuar me shumë kujdes
dhe skeptikisht, e aprovuan. Ata dinë përafërsisht si funksionon dhe dinë përafërsisht cilat janë
efektet anësore. Duhet të jetë OK. Ktheheni tek doktori dhe bisedoni ai shqetësohet sepse ju jeni
ndopak i trishtuar nuk jeni ndjerë mirë, dhe nuk bëni gjërat e përditshme
si gjithmonë. Doktori ju thotë: '' Besoj se
vuani pak nga depresioni Do t'ju jap një ilaç tjetër'' Kështu që tani flasim për dy ilaçe. Edhe ky ilaç, kurë për miliona persona ka qënë objekt studimi
dhe ka marrë aprovimin e FDA-s çdo gjë duket në rregull, çdo gjë duket se do funksionojë. Por, prit një minutë. Sa i kanë studjuar këto dy
ilaçet së bashku njëkohësisht? Eshtë e vështirë të bëjnë këtë. Në të vërtetë, tradicionalisht nuk bëhet. Varemi krejtësisht nga ajo që quajmë:
''Kontrolli post-marketing'' pasi ilaçet dalin në shitje. Si të veprojmë nëse ndodhin
efekte anësore të rrezikshme pasi marrim dy ilaçe? Po sikur të jenë 3? 5? 7? Pyesni kë njihni që
vuan nga sëmundje të ndryshme. Sa ilaçe marrin ata? Pse më intereson ky problem? Më intereson jashtë mase. Merrem me informatikë dhe baza të dhënash
shkencore dhe sipas mendimit tim e vetmja shpresë për të kuptuar
reaksionet që shkaktojnë ilaçet është konsultimi i shumë
bazave të dhënash të ndryshme për të kuptuar kur dy ose më shumë
ilaçe mund të merren bashkë dhe kur mund të jenë të rrezikshme. Po ju tregoj një episod mbi
një bazë të dhënash. Historia fillon me studentin tim Nick. Le ta quajmë ''Nick''
sepse ky është emri i tij. ( Të qeshura) Nick është student i ri. I thash atij: Nick, duhet të kuptojmë
si funksionojnë ilaçet. Si reagojnë kur i marrim bashkë
e kur i marrim veç e veç për momentin nuk dimë shumë mbi to. Por FDA ka vënë në dispozicion
një databazë të gjerë të dhënash mbi efektet negative të ilaçeve. Ato gjenden në internet në dispozicion të publikut dhe ju
mund ti shkarkoni kur të doni. Mijëra e mijëra ngjarje dhe
efekte negative nga pacientët, nga mjekët,
nga bizneset, nga farmacistët. Këto të dhëna janë shumë të thjeshta: Përmban të dhënat
mbi sëmundjet e pacientëve ilaçet dhe kurën që po marrin dhe të gjitha efeket anësore negative
që kanë eksperimentuar. Nuk flasim vetëm mbi ngjarjet negative
që po ndodhin në Amerikë por flasim për mijëra e mijëra ilaçe. Pra, i thash Nick-ut fokusohemi mbi glukozën. Glukoza është shumë e rëndësishme
dhe niveli i saj ka të bëjë me diabetin. Le të analizojmë ndikim e ilaçeve
mbi glukozën E lashë Nick-un të punojë. Kur u kthye më tha : ''Russ'' Kam krijuar një tabelë për konsultimin
e efekteve anësore të çdo ilaçi morra si burim informacioni
bazën e të dhënave online dhe tabela tregon si ndikon çdo ilaç
mbi glukozën. Ai e kishte krijuar vërtet. Qe e thjeshtë. Ai shënoi të gjitha ilaçet që
ndikojnë mbi glukozën dhe disa ilaçe që nuk e ndryshojnë atë e tha: Cila është diferenca ndërmjet
efekteve anësore të tyre? Diferencë në lodhje? Uri?
Në mënyrën e urinimit? Të gjitha këto kontribonin
si parashikues i besueshëm. Ai më tha: Russ, mund të parashikoj
me 93% saktësi kur një ilaç ndikon mbi glukozën. Unë i thashë: Nick, Bravo! Ai është akoma i ri,
duhet ti tregoj që kam besim te ai. Por, Nick kemi një problem, çdo mjek i njeh cilat ilaçet që ndikojnë
mbi nivelin e glukozës sepse është profesioni ynë. Ke bërë një punë shumë të mirë
por jo aq shumë interesante. Sigurisht, nuk e publikojmë dot. (Të qeshura) Dhe ai më tha: E di Russ,
e dija që do ma thoje. Nick është i zgjuar. E dija që do ma thoje
prandaj bëra një eksperiment tjetër. Analizova pacientët e bazës të dhënave
që marrin dy ilaçe dhe kërkova ngjashmëri në efektet
e ndikimit mbi glukozën në personat që marrin dy ilaçe të cilëve një ilaç vetëm
nuk sjell asnjë ndryshim mbi glukozën por dy ilaçe bashkë japin efekte të forta. Atëherë i thash: Je i zoti.
Ide perfekte, më trego rezultatet Ilaçet e analizuara nuk ishim
shumë interesante. Por çfarë tërhoqi vëmendjen tek lista
ishin dy ilaçe: Paroxetin, ose paxil, antidepresiv dhe prevastatin ose pavachol,
kurë për kolesterolin. Miliona amerikanë përdorin këto dy ilaçe. Kështu, më pas mësuam që, 15 milionë amerikanë përdorin Paroxetin
dhe 15 milionë përdorin pravastatin. Rreth një milion i përdor njëkohësisht. Pra një milion njerëz të cilët mund të kenë probleme me glukozën nëse kjo tabelë, që Nick-u krijoi
duke u bazuar në të dhënat e FDA-s rezulton korrekte. Por thashë: Nuk mund ta publikojmë akoma edhe pse më pelqeu shumë puna jote Nick mbi bazën e të dhënave, ajo që kemi akoma nuk përbën
një provë shkencore. Duhet të bëjmë diçka tjetër. Konsultojmë regjistrimet e të
dhënave mjekësore të Stanford. Morrëm një kopje për ta studjuar nga e cila hoqëm të dhënat personale. Dhe thashë: shikojmë nëse
personat që marrin dy ilaçe vuajnë nga probleme me glukozën. Gjetëm mijëra e mijëra persona në të dhënat e Stanford-it,
që përdorin Paroxetin dhe pravastatin. Por kishim nevojë për diçka tjetër. Na duheshim pacientë të cilët kanë
një nivel glukoze kur marrin një ilaç dhe kur marrin ilaçin të dytë
niveli i glukozës ndryshon krejt nivele që janë verifikuar në
një periudhë prej dy muajsh. Me këto tipare gjetëm 10 pacientë. 8 prej të cilëve patën një ndryshim
të papritur në glukozë kur morrën ilaçin e dytë,
i quajmë P1 e P2, kur morrën P2. Cilido është ilaçi i parë kur arrin i dyti glukoza rritet 20miligram për decilitër. Po e shpjegoj më thjesht, nëse nuk vuani nga diabeti
lëvizni normalisht glukoza në nivel 90. Nëse arrin në 120, 125 doktori juaj sigurisht do dyshojë
për diabet pra 20 pikë ndryshim do të thotë shumë. Thashë: Nick kjo është interesante. Por përsëri nuk kemi mjaft prova sepse 10 pacientë nuk janë të mjaftueshëm. Atëherë, si të vepronim? Menduam të kontaktonim miqtë
tonë në Harvard dhe Vanderbilt Harvard në Boston,
Vanderbilt në Nashville të cilët kanë regjistra elektronike
mjekësore si ne. Le të shohim nëse mund të gjejnë pacientë me dy ilaçet P matjen e glukozës dhe me tiparet që kërkonim Fal zotit, Vanderbilt në një javë
gjeti 40 pacientë të tillë me të njëjtat tipare. Harvard gjeti 100 pacientë. Si përfundim gjetëm 150 pacientë
nga 3 qëndra mjekësore të cilët, për shkak të përdorimit
të dy ilaçeve kishin një rritje të konsiderueshme
në glukozë. Akoma më interesante,
ne nuk konsideruam diabetikët të cilët tashmë kanë probleme
me glukozën. Kur analizuam nivelin e glukozës
tek diabetikët ai rritej deri në 60 miligram
për decilitër, dhe jo më 20. Kjo qe një provë e vërtetë,
thamë: duhet ta publikojmë. Dorëzuan studimin. Përmbante të gjitha provat, të dhënat e FDA-s, e Stanford-it provat nga Vanderbilt e nga Harvard. Por, nuk kishim bërë asnjë eksperiment. Ishim pak të shqetësuar. Kështu, në pritje të revizionit,
Nick vendosi të bëj eksperimentin. Kontaktuam dikë që merret me
eksperimente në laborator. Unë nuk di t'i bëj ato. Unë kujdesem për pacientët
por nuk merrem me pikatore. Mësuam si të ushqejmë minjt me ilaçe. Ushqyem me paroxetin disa minj. Disa të tjerëve i dhamë pravastatin. Grupit të tretë të minjve
i dhamë të dyja ilaçet. Si për magji, glukoza nga 20
arriti 60 miligram për deciliter tek minjtë. Studimi u pranua duke u bazuar
vetëm tek provat e të dhënave por ne shtuam në fund edhe provat
e laboratorit dhe shkruajtëm që kto ilaçe
dhanë të njëjtat rezultate tek minjtë. Cdo gjë ishtë perfekte, dhe
mund të mbaronte ktu. Por kam akoma gjashtë minuta e gjysëm. (Të qeshura) Po rrija me Nick-un dhe po bisedonim kur dikush nga ne tha, nuk mbaj mend kush. Po pyes veten nëse pacientët
që përdorin kto dy ilaçe kanë eksperimentuar efekte
të hiperglicemisë. Sigurisht menduam. Si mund ta dinin me siguri? Ok, si tja bëjmë? Nëse marrim një ilaç ose dy dhe ndjeni diçka ndryshe çfarë bëni? Hapni faqen e Google dhe kërkoni ilaçet që po merrni dhe klikoni mbi ''efektet anësore''. Cilat janë simptomat e juaja? Pra thamë ok, le të pyesim Google nëse na jep
të dhënat e kërkuesve në internet kështu mund të shikojmë çfarë lloj kërkimesh bëjnë pacientët. Më vjen keq të them se
Google nuk pranoi kërkesën tonë. Isha i dëshpëruar. Një darkë me një koleg i cili
punon për Microsoft Research dhe i thash: Dua të bëj këtë studim, Google nuk pranoi, qe zhgënjyese. Ai tha: Ne kemi Bing si motor kërkimi. (Të qeshura) Eh.. Fantastike! Tani unë u ndjeva sigurisht më mirë- (Të qeshura) Më dukej sikur flisja me Nick-un përsëri. Ai punon për një nga kompanitë
më të mëdha në botë dhe unë po përpiqem
ta bëj të ndjehet mirë. Por ai tha: Jo Russ, mbase nuk më kuptove. Ne nuk kemi vetëm Bing por përdorim edhe Internet Explorer
për kërkime në Google Yahoo, Bing e të tjera… Për 18 muaj mbajmë të dhënat e
kërkimeve për raste studimesh. Atëherë thashë: Tani po që kuptohemi! Ai është Eric Horvitz, shoku
im në Microsoft. Kështu që filluam studimin ku zgjodhëm 50 fjalë
që një person mund të përdorë në kërkim nëse vuani nga hiperglicemia, si ''lodhje'', ''humbje urie''
"urinim i shpeshtë", "urinim i shumtë" me falni por kjo është një nga
shprehjet që kërkohet shpesh. Pra mblodhëm 50 fraza
që quajtëm ''fjalë për diabetin'' Bëmë një kërkim të parë. Zbuluam që nga 0,5% deri në 1% të kërkimeve online
përdorin një nga këto fjalë. Kështu që kjo qe baza jonë e klasifikimit. Nëse dikush shkruan ''paroxetine''
ose ''paxil''që janë sinonime dhe një nga 50 fjalët, përqindja arrin shifrën 2
përsa i përket fjalëve mbi diabetin nëse ju keni në kërkim fjalën paroxetine. Nëse shkruajmë pravastatin
përqindja rritet 3 pikë nga baza. Nëse shkruajmë paroxetin dhe pravastatin
në kërkim përqindja rritet 10 pikë rritje eksponenciale përsa i përket kërkimeve
mbi dy ilaçet që na interesonin dhe fjalëve të lidhura
me diabetin dhe hipergliceminë. Publikuam dhe këtë dhe tërhoqi vëmëndjen dhe kjo ndodhi sepse pacientët po na informonin
mbi efektet anësore tërthorazi përmes kërkimeve online. Kërkuam vëmëndjen e FDA-s Ata treguan interes. Më pas krijuan disa programe
për të vëzhguar mediat sociale me bashkëpunimin e Microsoft, që kishte një platformë të mirë për të ndjekur burime nga Twitter nga Facebook dhe nga kërkimet e web-it për të parë më shpejt nëse
ilaçet, njësh apo bashkë japim efekte negative. Pse po ju tregoj këtë histori? Para së gjithash, kemi në dispozicion baza
të dhënash në shkallë të gjëre per të kuptuar bashkëveprimet e ilaçeve dhe, esencialisht, reaksionet e tyre. Si funksionojnë ilaçet? Kjo ka krijuar dhe vazhdon
të krijojë një ekosistem të ri për të kuptuar funksionimin
dhe si të optimizojmë ilaçet. Nick mbaroi shkollën, tani
është profesor tek Columbia. Ai eksperimentoi qindra ilaçe
gjatë doktoratës dhe gjeti disa reaksione të rëndësishme i eksperimentuam sërisht dhe treguam që kjo mënyrë funksionon per të zbuluar reaksionet e ilaçeve. Megjithatë ja dy sqarime. Ne nuk analizojmë veç dy ilaçe per herë. Siç ju thash ka pacientë
që përdorin 3,5,7,9 ilaçe bashkë Ka studjuar njëri reaksionet e 9 ilaçeve? Po, mund ti studjojmë në çift:
A e B, A e C, A e D por sikur A,B,C,D,E,F të merren bashkë nga pacienti dhe të bashkëveprojnë duke ndikuar mbi efektin e njëri tjetrit ose të krijojnë efekte anësore
të papritura? Sinqerisht, nuk jemi të përgatitur mbi këtë. Eshtë një fushë pa kufi
studimi i të dhënave për të studjuar reaksionet e ilaçeve. Dy informacione të fundit: Dua të mendoni mbi fuqinë që krijojmë nga të dhënat e pacientëve mbi
ngjarjet negative që na vinë nga farmacistët, nga pacientët
nga doktorët, nga personat që na dhanë të dhënat
në Stanford, Harvard, Vanderbilt për të bazuar kërkimet tona. Njerëzit shqetësohen për të dhënat. Shqetësohen për privatësinë
dhe sigurinë e tyre, është normale. Kemi nevojë për sisteme sigurie. Por nuk mund të punojmë pa këto të dhëna sepse janë burim i çmueshëm frymëzimi, zhvillimi dhe zbulimi për mjekësinë. Gjëja e fundit është që ju prezantova
dy ilaçe me një histori të trishtueshme. Të dy ilaçet krijonin probleme rrisnin nivelin e glukozës. Mund të shkaktonin diabetin tek pacientë që nuk e vuajnë atë pra duhet të përdoren me shumë kujdes mbase jo bashkë mbase duhet të zgjidhen ilaçe të ndryshme. Por, mund të ndodhte dhe e kundërta. Mund të zbulonim 2 ose 3 ilaçe që reagonin në mënyrë të dobishme. Mund të zbulonim efekte të reja që ilaçi veç nuk shfaq por bashkë, në vënd
të shkaktojë efekt anësor mund të jetë një kurë e re për sëmundje që akoma nuk kanë kurë ose për kura jo shumë efektive. Nëse mendojmë për kurat me ilaçe sot kura të avancuara për Hiv-in, tuberkulozin, depresionin
diabetin flasim për mix ilaçesh. Pra ja konkluzioni, objekt për një tjetër
në TED Talk në të ardhmen, si mund të përdorim burimet e të dhënave për të gjetur efekte pozitive
në kombinimin e ilaçeve që të përdoren për kura të reja perspektiva të reja në kuptimin
e ilaçeve që të na ndihmojnë të kurojmë
më mirë pacientët tonë? Shumë faleminderit. (Duartrokitje)

43 comments

  1. I’m trynna make my Abusive dad get really sick ( not tryna kill him) but sick b/c when he’s sick he’s not abusive he yells,beats us with punches and kicks like we’re grown men and I’m tired of it and this guy takes pain medication anyone know any common medication mix or common house items with honey (he drinks honey) to get him sick fast and painfully sick

  2. I would like a talk on the supplement that's becoming popular called kratom yet the DEA wants it Illegal. I do not do pain killers ( seems it's geared towards them ) yet it has cured my chronic insomnia

  3. Chrmicslly retarded because of Simon alexkd wekcs THE SPIKERS OF HOW PRETTXY BLAH BLAH UBER SURFECCINA PIPETES CHIPPETTES PIPER MY CRISTAL

  4. Extra neurons and intenseners of a leasing celltranites releaseriuiommn in rock formality with jetway in silver sterling THE STERLINGS & COPONHANGENS POP AND POPPY? I SLURPEM ALL KIDSONS

  5. Before using pharmys, try changing diet, enviroment and join a gym, club, start walking. The pharmaceutical companies dont care about your health, its in their interest to keep you a customer for life x

  6. I'm looking for a video where it talks about what happens if you take opioids and an amphetamine like heroin and meth

  7. Ah, loved this talk! I have always wondered about this topic for many different reasons, and from a personal story! Medications in general can have many different and potential risks to them. One medication alone can have anywhere from 1-20+ different types of side effects with it. The more medications you add into the mix, the more complicated things can get.
    Altman made a comment that if a patient is on a type of medication, then becomes depressed, a doctor may put that patient on an anti-depressant drug. Sounds great, and could get the job done. Right? Not necessarily. Do those two drugs clash? How will they react with one another? Which makes me think of my mother.
    Depression runs in my family. My mom has had depression for as long as I can remember, and a couple of my aunts and uncles have also suffered from depression as well. There was one point in my life where I can remember that my mother was taking 6 different pills a day. All prescribed to her by the same doctor. She didn't think anything of it, rather than that is what her doctor prescribed, so that is what she was taking. However, one pill alone was 875 mg, which is a lot. My mother is a small woman. Just above 5 feet tall, and around 105 pounds, nothing big by any means. Until she was always tired, taking multiple naps throught the day (which was unlike her), and occasionally getting sick a couple times a week. I noticed, but didn't say anything. Until my dad had enough of it, and took her to the doctors. After 7 months of taking 6 pills a day, the doctor cut it back to just two. I had my mother back. She was fine, full of energy and life. So, here is my question, why 6? Six took my mother away, two I gained my mother back. Why do doctors always think more is better? Clearly, they did not know what mixing all of these would do to her tiny body, yet, I thought it was excessive to begin with.
    More research and funding needs to go into this topic because it is something almost everyone goes through. I alone take two different pills each day. My brother takes two, and so does my mom. However, there are more people out in society that probably take a handful more than just two a day, that could be potentionaly putting harm to their body by doing so.
    Overall, I agree with what Altman is saying when it comes to this topic on mixing medications. More studying needs to go into it, and more eyes need to be focused on this topic.

  8. Don't we call this 'synergistic' or 'antagonistic' effect in science? Or, is there another proper term for this effect?

  9. This is a great video. I was looking for how they interacted: where in the body, why, train of events etc., but I found something almost as interesting

  10. He is right, media nowadays can be used to check for things like drug interactions. But he has a problem: He just got lucky with those 2 drugs. There are millions of drugs and many of them don't interact. He can't just try out all the interaction combinations, that takes hundreds of years, and not only that, new drugs come out everyday. So unless he has a method of knowing which drugs are more likely to interact with eachother (those who aren't already proven to interact, he is wrong by saying there are no studies of drugs interactions previous to his'), he will be blindly guessing for interactions his whole life.

  11. Got anxiety, better go and give him a Xanax
    Focus, give him Adderall, sleep, give him Ambien
    -Macklemore & Ryan lewis

  12. Who is going to type in 9 different drugs and a side effect into a search query? I can't see most people typing in more than 1 drug and a side effect or series of side effects at a time. If you as doctors really have no idea what happens when 9 drugs interact with one another, maybe its time to rethink the approach of using "the hammer" as a first line treatment, let alone the one and only treatment for every situation and be more open to adding other tools to your toolbox.

    The situation always seems to play out like this. Get sick, go see a western medical doctor, doctor tosses drug at you for problem. Some time passes, get sick again, go see the doctor(same or another one) to treat that new problem, doctor tosses drug at you to treat that problem. Eventually you get sick, go see the doctor, they ask what meds you are on and for some reason are shocked when you are on like 5 different meds face palm..

  13. Maybe the question should be, why would you need so many drugs?
    see – Adverse Childhood Experiences study by Kaiser Permanente

  14. how? i bet big pharma is on it already. data collection… these databases he's talking about are, even in the best of cases, so woefully unreliable, with blanks in data in crucial points that examining requires hundreds/thousands of vital research hours. Big data has many huge implications. but data collection isn't even thought about. the point I'm making in a book I'm writing on this topic

  15. My best friend's dad died when she was like 8 because he had pneumonia and then he accidentally mixed medications that had a chemical reaction and killed him.

  16. I loved it! Total agree! I take Paroxe+lisdexanfetamine and omg… I feel so well, so strong, so positive that I hope ever take both pills together, forever and be as I ma, really!

  17. How about using chemistry to learn more about the chemical interactions of drugs that you're interested in? That along with informatics should be useful. Not simple though, not simple

  18. In addition to your PDR, I suggest buying:"The Handbook of Drug Interaction" by Ashraf Mozayani, Lionel Raymon. Or you can just read Katzung's Basic & Clinical Pharmacology, which I consider the bible. Your the Dr, you should know. There's a lot I know & a lot I don't. When in doubt, look it up. Don't blame the FDA!

  19. Did I just ear that Microsoft shared their internet traffic data with a private party without the users knowledge???… Shame on you. That's why people choose Chrome.

  20. And if we could not just gather data from pears about these reactions, but predict what the side effects would be? It would be marvelous.

  21. All drugs are poison
    All doctors are drug pushers
    The entire medical-health industry is based on greed and money.
    Not on health.

  22. This stuff is awesome. I wonder how many answers are just sitting there in the data with no need to conduct a new experiment.

  23. A very enlighten testimony. I hope his ideas will go a long way because more and more  people are using  the internet trying to help them selves about health issues … because after all , individual physicians can also make mistakes and/or be mistinformed.

Leave a Reply

(*) Required, Your email will not be published